Botë
Shpërthim para filialit të "Eurobank" në Athinë
20.04.2017 10:00
Mbrëmë shpërtheu një bombë para filialit të "Eurobank" në Athinë, por nuk ka viktima, e as të lënduar...

Sipas policisë, shpërthimi ka dëmtuar hyrjen dhe dritaret e bankës, ndërsa u ka shkaktuar dëm të vogël material edhe ndërtesave fqinje.
Rojtari i bankës ka parë si dy persona me motoçikletë kanë lënë një çantë para objektit dhe kanë vazhduar mëtej.
Njëkohësisht, një ueb faqe informative ka marrë thirrje telefonike se bomba do të shpërthejë për 35 minuta. Policia menjëherë pas denoncimit i ka bllokuar rrugët në afërsi të bankës, ndërsa shpërthimi është dëgjuar edhe në pjesët qendrore të Athinës.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por supozohet se kjo është vepër e anarkistëve nga grupi "Komplot i qelive të zjarrta"./mia
