Botë

Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

20.04.2017 11:03

Rezultatet e testimit tregojnë se agjenti nervor vdekjeprurës Sarin ose substancë e ngjashme është përdorur në një sulm të dyshuar kimik në Siri...

Rezultatet e testimit tregojnë se agjenti nervor vdekjeprurës Sarin ose substancë e ngjashme është përdorur në një sulm të dyshuar kimik në Siri, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
 
Kreu i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, tha se mostrat nga dhjetë viktima janë analizuar në katër laboratorë.
 
Rezultatet e këtyre analizave "tregojnë ekspozimin ndaj Sarinit ose substancave si Sarini", tha Uzumcu.
 
"Ndërsa detaje të mëtejshme do të pasojnë, rezultatet e analizave që kanë arritur janë të padiskutueshme", shtoi ai.
 
Nga sulmi i dyshuar kimik, më 4 prill në qytetin Khan Sheikhoun, janë vrarë mbi 80 veta.
 
Për këtë sulm, Perëndimi ka fajësuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
 
Damasku ka mohuar përgjegjësinë./evropaelire