Botë

OKB: Rusia bllokon rezolutën për Korenë e Veriut

20.04.2017 11:24

Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut...

Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga ShBA-ja.

Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që "të mos kryejë më teste bërthamore" dhe të ndalojë lëshimin e raketave.

Phenjani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore.

Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në të gjithë botën, përfshirë edhe ShBA-në.