MAQEDONI

Kontrolle të rrepta për produktet nga vendet e përmbytura

24.05.2014 19:06

Agjencioni për ushqim dhe veterinari thonë se akoma në fuqi është regjimi i kontrollit per produktet ushqimore që nga viti i kaluar…

Agjencioni për ushqim dhe veterinari thonë se akoma në fuqi është  regjimi i kontrollit per produktet ushqimore që nga viti i kaluar.

Pas paralajmërimeve për paraqitje të aflatoksinës në misër dhe qumësht dhe sëmundje te kafshët në vendet që janë përfshi nga përmbytjet, nga Agjencioni për ushqim dhe veterinari thonë se kontrollet mekanike për importim të qumështit dhe misrit nga Serbia, Bosnja dhe Kroacia që është vendosur vitin e kaluar ende është në fuqi.

“Në këto raste sigurisht se kemi vendosur kontrolle të përforcuara, por kontrollet për aflatoksin në qumësht dhe misër edhe tani janë të përforcuara. Prej viti të kaluar këto kontrolle janë ende në fuqi”, - deklaroi drejtori i Agjencionit për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski.