Maqedoni

Akuzat për “Platformën e Tiranës”, Bushati: nuk përzihemi në RM, këshillojmë miqësisht

20.04.2017 15:20

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj akuzave të zyrtarëve maqedonas për ndërhyrje të Shqipërisë...

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj akuzave të zyrtarëve maqedonas për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit maqedonas.

“Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore”,- deklaroi ai.

“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”,- tha shefi i diplomacisë së Shqipërisë, i cili e quan gabim faktin që politikanët maqedonas e quajnë Deklaratë politike të partive shqiptare “platforma e Tiranës”.

“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin”,- theksoi ai.

Bushati këto deklarata i bëri në një tryezë të organizuar nga Fondi “Marshall” në Uashington.