Botë

Moti i keq në Sllovaki, aksident zinxhir i 40 makinave, 24 të lënduar

20.04.2017 16:22

24 persona janë lënduar në një aksident në të cilin janë përfshirë rreth 40 automjete në Sllovaki...

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën në afërsi të Popradës, në pjesën malore të Sllovakisë veriore, që lidh kryeqytetin Bratisllavë me pjesët lindore të vendit.

Autostrada D1 është mbyllur në atë pjesë për qarkullim, ndërsa ndihma e shpejtë ka dërguar në spital 24 të lënduarit, prej tyre dy në gjendje më të rëndë.

Policia thotë se arsyet e aksidentit janë kushtet e vështira atmosferike dhe bora e dendur që ka mbuluar këtë pjesë të Sllovakisë.