Maqedoni

Një pjesë e komunës Qendër nesër pa ujë

20.04.2017 16:51

Shfrytëzuesit përgjatë bulevardit "Cirili dhe Metodi" deri në rrugën "Dimitrie Çupovski" nesër nga ora 10 do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë...

Siç njoftoi QRMK - Shkup, ndërprerja është për shkak të ndryshimit të matësit të ujit në bulevarditn"Klimenti i Ohrit" p.n., tek Teatri i Komedisë në komunën Qendër. Ndërprerja do të jetë deri në përfundimin e punimeve.
 
Ndërperje të vogël në furnizim me ujë nesër nga ora 9 mund të kenë një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Pripor, komuna Kisella Vodë. Ndërprerja, siç thuhet, është për shkak të klorimit të rezervoarit Pripor (zona 2)./Mia