Tërmet në detin Egje, dridhen edhe Strumica dhe Prishtina
Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7.2 ballë sipas shkallës së Riterit e tronditi sot rajonin bregdetar të Greqisë veriore, kumtoi Instituti sizmologjik amerikan...

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7.2 ballë sipas shkallës së Riterit e tronditi sot rajonin bregdetar të Greqisë veriore, kumtoi Instituti sizmologjik amerikan.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 77 kilometra në veriperëndim të qytetit Alaksandropolis, në bregun e Detit Egje, 40 kilometra nga kufiri me Turqinë, në thellësi prej 91 kilometrave.
Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale ose për dëme të shkaktuara materiale. Termeti në orën 11:30 minuta është ndjerë edhe në Strumicë i cili sipas banorëve ka zgjatur rreth 15 minuta. Tërmeti në rajonin e Strumicës nuk ka shkaktuar dëme.
Dridhje e tokës rreth orës 11:30, është ndjerë edhe në Prishtinë por ka zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa nuk ka qenë fuqishëm.
