Ekonomi

Biznes - forum Maqedoni-Turqi, 20 kompani turke analizojnë tregun e Maqedonisë

20.04.2017 18:44

Përfaqësues të 20 kompanive nga Oda Ekonomike e Izmirit nga Turqia, pjesëmarrëse në forumin e biznesit Maqedoni-Turqi...

Përfaqësues të 20 kompanive nga Oda Ekonomike e Izmirit nga Turqia, pjesëmarrëse në forumin e biznesit Maqedoni-Turqi, kanë analizuar kushtet për investim në Maqedoni dhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët me kompanitë nga Maqedonia në projektet evropiane, si dhe pjesëmarrje të përbashkët në tregjet e treta.
 
Në forum u theksua edhe angazhimi i odave ekonomike të të dyja vendeve për rritjen e shkëmbimit tregtar. 
 
“Në të kaluarën, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë treguar se ekzistojnë lidhje strategjike mes tyre, bashkëpunimi ekonomik është në nivel të lartë që arrin në mbi 450 milionë euro, por, gjithsesi, me lidhjet e reja që do të bashkëpunojmë me odat ekonomike të Turqisë do të forcohen edhe më shumë lidhjet tona ekonomike”,- u shpreh nënkryetarja e MATTO¬S-së, Marija Tomevska.
 
“Shpresojmë që me ardhjen tonë këtu të realizojmë marrëveshje dhe të vendosim kontakte në sferën e IT-së dhe Shëndetësisë. Besojmë se do të realizojmë bashkëpunim shumë të frytshëm, gjithsesi duke u bazuar në rezultatet e kaluara pozitive kemi mundësi që të zhvillojmë biznes mes dy vendeve dhe me rezultate pozitive do të kthehemi në Turqi”,- theksoi një përfaqësues i Odës Ekonomike të Izmirit. 
 
“Shpresoj që me rastin e këtij forumi do të hapen shumë perspektiva për bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore në vendin tonë, të bashkëpunojmë me institucione të tilla të Turqisë dhe me kompani të cilat merren me distribuimin e barërave dhe përpunimin e barnave dhe materialeve mjekësore”,- deklaroi kryetari i Asociacionit të Organizatave Private Shëndetësore, Andrija Arsovski.
 
Sferat e TI-së dhe shëndetësisë janë më atraktive për përfaqësuesit e Odës Tregtare të Izmirit. Ndërsa takimi i sotëm pritet të hap perspektiva të reja në bashkëpunimin mes institucioneve shëndetësore dhe kompanive vendore që merren me përpunimin dhe distribuimin e barërave. 
 
GAZMEND REXHEPI