Botë
Shqipëri, dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit
20.04.2017 19:06
Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri në Republikën e Shqipërisë duket se do të dështojë...

Në situatën e një bojkoti të plotë nga Partia Demokratike, edhe dy partitë e koalicionit qeverisës, PS-LSI, nuk kanë propozuar një emër për president, duke u shprehur se duhet të jetë emër konsensual.
Pas përfundimit të seancës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet në datën 27 prill, në orën 15:00. Kohën e lënë në dispozicion, Meta e cilësoi të mjaftueshme për të dialoguar me opozitën në mënyrë që presidenti i ri të jetë një figurë sa më e pranueshme nga të gjitha palët.
Lidhur me kërkesën drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive dhe koalicioneve zgjedhore, Meta tha se po i jepte një mundësi PD-së dhe partive të tjera opozitare të bëhen pjesë e garës elektorale.
Ndërkohë, opozita është shprehur sot më e vendosur se kurrë për të mos hequr dorë nga protesta deri në qeveri teknike.
LULJETA NDOKA
