Botë

Irani, kundërpërgjigje ndaj kritikave të ShBA-ve

20.04.2017 19:27

Irani është kundërpërgjigjur ndaj kritikave të sekretarit amerikan, Rex Tillerson, i cili kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore...

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet “të përmbushin zotimet e tyre” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në vend se të lëshojnë akuza drejt Republikës islamike.

Ai i bëri këto komente në Twitter, duke theksuar se Marrëveshja në mes të Iranit dhe fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendosi ndalesa ndaj aktivitetit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike.

Zarif ka thënë se “akuzat e vjetra të ShBA-së nuk mund të maskojnë pranimin e përmbushjes së obligimeve të Iranit” me marrëveshjen bërthamore. Teherani mohon se është duke kërkuar të zhvillojë armë bërthamore.