Botë

Australi, ndryshime drastike për marrjen e nënshtetësisë

20.04.2017 20:10

Australia ka në plan të ngrejë pragun e dhënies së shtetësisë, duke zgjatur periudhën e pritjes...

Australia ka në plan të ngrejë pragun e dhënies së shtetësisë, duke zgjatur periudhën e pritjes, duke shtuar një test të ri me titull “vlerat australiane” dhe duke ngritur standardin e gjuhës angleze si pjesë e një programi të emigracionit.
 
“Të gjithë ne e dimë se çelësi i një integrimi të suksesshëm në komuniettin autralian, në fushën ekonomike apo në çdo lloj fushe tjetër sociale është gjuha. Ndaj është shumë e rendësishme të ndryshojmë praktikat, në mënyrë që testi i shtetësisë t’iu mundësojë aplikantëve sesi janë integruar dhe angazhuar me komunitetin tonë australian”, Malcolm Turnbull, Kryeministër i  Australisë.
 
Ky vendim vjen në të njëjtën jave me njoftimin për heqjen e vizave të përkoshme të punës, të shumëkërkuara nga të huajt për ti zëvendësuar ato më pas me një program më të ashpër.
 
Australia ka njohur një intensifikim të politikave nacionaliste, antiemigracion, me partitë e krahut të djathtë që po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut, në një kohë kur popullariteti i qeverisë së qendrës së djathtë të Turnbullit është reduktuar disi. Kërkesat e reja për shtetësi pritet të miratohen nga parlamenti me mbështetjen e senatorëve të krahut të djathtë.
 
GAZMEND KURTISHI