Botë

Sulmi i armatosur në Paris, agresori njihej nga policia

21.04.2017 10:32

Agresori që sulmoi mbrëmjen e së enjtes në Paris ka qenë një emër i njohur për autoritetet, pasi është marrë njëherë në pyetje për shkak të dyshimeve për terrorizëm..

Agresori që sulmoi mbrëmjen e së enjtes në Paris ka qenë një emër i njohur për autoritetet, pasi është marrë njëherë në pyetje për shkak të dyshimeve për terrorizëm, sepse kishte kërkuar vazhdimisht të blinte armë për të vrarë police,por ne mungesë provash është lënë i lirë. 
 
Të dhënat zyrtare nga autoritetet franceze bëjnë të ditur se  bëhet fjalë për një 39-vjeçar, Karim Cheurfi, i dënuar me 20 vjet burg pas tentativës për të vrarë një polic në vitin 2001. Nga ana tjetër,  edhe ISIS mori përsipër sulmin, duke thënë agresori është një shtetas belg i quajtur Abu Jozif, por për të vërtetuar këtë skenar do të duhet të pritet deri në një tjetër komunikatë të prokurorisë franceze.
 
Zyrtarët francez menjehere  kanë zbuluar se agresori ka qënë dikur në radarin e autoriteteve për shkak të dyshimeve për terrorizëm.  Në këto kushte, dyshimet më të mëdha janë se bëhet fjalë për një rast të pastër sulmi terrorist, e megjithatë, për të patur një pasqyrim përfundimtar të asaj çfarë ka ndodhur do të duhet të pritet deri në përfundimin e proçesit të hetimeve që u hap menjëherë nga prokurorët francezë. Në tre vitet e fundit, Franca ka qënë një prej vendeve më të goditura nga ekstremizmi, ndërsa mund të përmenden sulmet tronditëse të Parisit dhe të Nices.