UKRAINË

Yatsenyuk, thirrje për votime

24.05.2014 19:19

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 25 majit “për të mbrojtur Ukrainën”……..

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 25 majit “për të mbrojtur Ukrainën”.

“Ne nuk kemi lejuar banditët e sponsorizuar nga jashtë dhe mercenarët e huaj që të prishin zgjedhjet. Ne kemi siguruar baza ligjore për to”, -  ka thënë Yatsenyuk.

Separatistët pro-rusë janë zotuar se do të bllokojnë votimet në zonat që kanë nën kontroll, në pjesën lindore. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Moska do të “respektojë” rezultatin e zgjedhjeve, por po ashtu ka thënë se Ukraina ka rrëshqitur në luftë të plotë civile.