Botë

Sulm terrorist në Paris, 1 i vdekur 2 të plagosur

21.04.2017 09:32

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Paris, gjegjësisht në bulevardin “Champs-Elysees”, një sulmues kishte shtënë me armë zjarri drejt një polici..

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Paris, gjegjësisht në bulevardin “Champs-Elysees”, një sulmues kishte shtënë me armë zjarri drejt një polici, të cilin e la të vdekur dhe plagosi dy persona të tjerë. Pothuajse një orë pas sulmit, grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë.
 
Mediat franceze thonë se pjesë e sulmit ishin dy persona, njëri nga ta, thotë policia, ishte nën përcjellje dhe emër i njohur për policinë. Jusuf El Osri thuhet se është identiteti i sulmuesit dhe besohet se është nga Belgjika. Kujtojmë se pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, mirëpo policia thotë se gjithçka është nën kontroll për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.