Botë

“Super sulm të fuqishëm parandalues”, Pheniani kërcënon SHBA-të

21.04.2017 11:58

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka paralajmëruar Uashingtonin për një “super sulm të fuqishëm parandalues”, i cili do të bëjë SHBA-të “hi”....

Reagimi vjeni pasi sekretari amerikan i Shtetit amerikan, Rex Tillerson tha se Uashingtoni kërkon të ushtrojë presion ndaj Phenianit për programin e saj bërthamor.  
 
"Në rast të fillimit të sulmeve super të fuqishme, do të fshijmë plotësisht dhe menjëherë jo vetëm forcat pushtuese të imperialistëve amerikanë në Korenë e Jugut dhe zonat përreth, por edhe në kontinentin amerikan”, shkruan, gazeta zyrtare e Partisë qeverisëse.