Maqedoni
SHGM: MPM qëllimisht falimenton gazetat
21.04.2017 12:53
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar seriozisht për shkak të rrezikut që Media Print Maqedoni...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është e shqetësuar seriozisht për shkak të rrezikut që Media Print Maqedoni, t’i cojë në falimentim katër gazeta, një revistë dhe një portal interneti, që janë në pronësi të grupit.
Nga SHGM thonë se:“Qëllimi i pronarëve dhe menaxherëve të MPM-së nuk është të zgjidhë krizën në kompani, por ngadalë të shuhen gazetat përmes largimit të vazhdueshëm nga puna të gazetarëve. Kjo nuk paraqet vetëm shkelje të të drejtave të punës së gazetarëve, por është edhe goditje kundër lirisë së mediave”.
Përpjekja për marrjen e një pjese të punësuarve në kompaninë e re simotër përmes shpalljeve për punësime, paraqet nënçmim të gazetarëve dhe rrezik për pushimin nga puna të gazetarëve të padëshiruar. Drejtuesit nuk kanë guximin të pranojnë se mossuksesi i kompanisë është mossukses i tyre. Në vend të eliminojnë shkaqet që prodhuan krizën, ata brutalisht qërojnë hesapet me gazetarët.
“Ulja drastike e tirazheve të gazetave dhe të hyrave nga reklamat vjen për shkak të politikave të gabuara të drejtuesve të kompanisë, të cilët përmes redaktorëve të dëgjueshëm, të cilët në mënyrë jokritike përkrahën politikat e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE”, përkujtojnë nga SHGM nga e cila shtojnë se “Shuarja e heshtur e MPM-së është shembull më i mirë se shtypi partiak në Maqedoni nuk ka ardhmëri. Vetëm gazetaria e lirë dhe profesionale mund të krijojë media të qëndrueshme, të cilat në mënyrë të përgjegjshme do të luajnë rolin e tyre në demokraci, të informojnë qytetarët dhe të kontrollojnë pushtetin”.
SHGM solidarizohet me Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, në kërkesat e tyre që të fillojë dialogu mes sindikatës dhe menaxhmentit të MPM-së, me qëllim të gjetjes së
zgjidhjes së qëndrueshme në interes të gjitha palëve.
GYLTENE SINANI
