Hapet per vizitorë përmendorja “Washington”
Autoritetet amerikane thonë se kjo përmendore është mund dhe punë e popullit amerikan si dhe paraqet nder për ish presidentin e ndjerë Washington, por edhe për heronjtë e tjerë…..

Autoritetet amerikane thonë se kjo përmendore është mund dhe punë e popullit amerikan si dhe paraqet nder për ish presidentin e ndjerë Washington, por edhe për heronjtë e tjerë.
“Vendosja e përmendores për të dytën herë është festë e heronjëve të përditshëm të cilët ndoshta nuk kanë përmendore, por do t’a bënin krenar Xhorxh Washongton” – tha Sekretari amerikan për punë të brendshme, Sali Xhuvel.
“Kujdesi për përmendoret nuk është e mundur pa përkrahjen humanitare të popullit amerikan” – deklaroi Drejtori i parkut nacional publik, Xhonatan Xharvis.
Përmendorja Washington është ndërtuar për nder të kryetarit amerikan Xhorxh Washington në vitin 1884.
Viziotët do të kenë mundësi që gjatë verës, përmes ashensorit të ngjiten në majën ku gjendet përmendorja Washington, e vendosur me pamje kah Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi. Rikonstruimi i përmendores së ish presindentit Xhorxh Washington, ka kushtuar 15 milion dollarë amerikan. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
