Maqedoni

Kukan: Presim kthesë në muajt në vijim, edhe në RM

21.04.2017 13:52

Eurodeputeti Eduart Kukan pret që kriza politike që ka përfshirë vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Maqedoninë...

Eurodeputeti Eduart Kukan pret që kriza politike që ka përfshirë vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Maqedoninë, të përfundojnë shpejt pasi, sipas tij, këto kriza po pengojnë zhvillimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Trendi në rritje i bllokimit të parlamenteve dhe institucioneve shtetërore, thotë Kukan në një intervistë për European Uestern Balkans, krijon një rreth magjik në të cilin demokracitë e brishta, shkundin themelet e institucioneve të brishta dhe e kundërta. 
 
“Po shohim një trend  shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore . Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian”, thotë Kukan duke përkujtuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është parakusht për çdo vend  që aspiron BE-në. 
 
Sipas tij, pa respektuar kriterin e parë të Kopenhagës, nuk ka anëtarësim në BE. Eurodeputeti Kukan thotë se Bashkimi Europian mbetet i hapur për të gjitha ato shtete që respektojnë vlerat e unionin dhe janë të angazhuara për ti promovuar ato.