Maqedoni
Konferencë shkencore në UT: Gjuha dhe letërsia, sfidat dhe problemet
21.04.2017 15:51
Gjuha dhe letërsia, sfidë specifike në zhvillimin socio etik dhe atë profesional....

Gjuha dhe letërsia, sfidë specifike në zhvillimin socio etik dhe atë profesional, kjo është tema e konferencës së 4 Ndërkombëtare shkencore, të organizuar nga Universiteti I Tetovës. Albanologë e studiues nga trevat mbarshqiptare e më gjerë, do të diskutojnë dhe do të shkembejnë përvojat e tyre profesionale.
“Kemi ftuar studiues nga të gjitha viset shqiptare dhe jo vetëm dhe sigurisht do të sjellin problem të reja në fushën e albanologjisë”, tha Fatmir Sulejmani, dekan i fakultetit filologjik-UT
“Ofron mundësi për të shkëmbyer përvoja të ndryshme me miq tanë dhe qendra të ndryshme universitare dhe mbarë shqiptare dhe jo vetëm”, tha Izmit Durmishi, profesor universitar.
“Njerëzit e kulturës dhe shkencës si dhe masat e gjëra përpiqen të zotërojnë sa më mirë gjuhën standarde, letërsinë dhe të ndikojnë në të. Gjuha dhe letërsia më gjithë sfidat e tyre kanë frymëzim historike dhe përmasë tyre kuptohet vlerat historike të kombeve”, tha Vullnet Ameti, rektor i UT-së.
Në kuadër të kësaj konference, u promovua edhe revista e shtatë filologjike, kushtuar nobelistes dhe shenjtores Nëna Terezë.
Konferenca shkencore do të përmbyllet nesër
VISAR SADIKU
