Maqedoni

Zgjedhjet lokale, kushetuesja hesht, “plan b” nuk ka

21.04.2017 16:22

Po afron 14 maji, data kur skadon mandati I kryetarëve të komunave dh ekëshillave komunalë...

Po afron 14 maji, data kur skadon mandati I kryetarëve të komunave dh ekëshillave komunalë, por asksuh nuk e ka të qartë se si do të funksionojnë gjërat pas kësaj date.
 
Parlamenti ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e ri I cili sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet  lokale dhe kjo e bën edhe më të paqartë faktin se kur do të mudn të bëhen  ndryshimet e kërkuara ligjore.
 
Gjykata kushtetuese nuk ka një përgjigje se kur do të diskutojë reth dy iniciativave që ka përpara, atë të ministrive të pushtetit vendor dhe të drejtësisë, që ka të bëjë me rishqyrtimin e ligjshmëria e neneve të kontestueshme, 35 dhe 49 nga ligji për vetqeverijsje lokale, që lidhen me mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal, dhe e dyta nga kryetari I Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov, I cili kërkon tërheqje të nenit 16 në ligjit zgjedhor, në të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale, përcaktohet në mesin e muajit maj. Nga ministria e pushtetit lokal, shpresojnë që Gjykata.
 
Kushtetuese të kthej përgjigje pozitive, por nuk qartësojnë se a do të marrin masa tjera në qoftë se Kushtetuesja nuk pranon iniciativën e ngritur. Nga kjo ministri besojnë që epilogu do të jetë pozitiv, ndërsa theksojnë se dy ministritë kanë dorëzuar iniciativë në Kushtetuese për interpretimin e dispozitave, pasi që ligjvënësi nuk ka parashikuar asgjë për rastet e jashtëzakonshme.
 
Është e patjetërsueshme të gjindet mënyrë që të funksionojnë njësitë e vetqeverisjes lokale dhe të përgjigjen në kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore.  Zgjidhje më e mirë, sipas ministrisë së pushtetit lokal,  do të ishte konstituimi i Kuvendit dhe emërimi i kryeparlamentarit të ri.
 
Në qoftë se kriza politike nuk tejkalohet shpejt duke mundësuar kështu zgjedhjen e kryeparlamentarit she zhbllokimin e punës së shtëpisë ligjvënëse,  vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtejmë i organeve të komunave si dhe legjitimitetit të vendimeve të tyre , përkujtojnë nga ministria e pushtetit lokal.
 
Nga kjo ministri thonë se nëse nuk marin përgjigje në kohë, do të njoftojnë qeverinë e do të kërkojnë një zgjidhje për të zgjatur mandatin  e kryetarëve aktualë.  Por pa ndryshimet e domosdoshme ligjore, cdo zgjatje e mandatit  do të binte në kundështim me ligjin. 
 
ERSAN PAJAZITI