SHBA, plumba nga makina në lëvizje, 7 të vrarë
Sherifi, Bill Brown konfirmoi në një konferencë shtypi se shtatë vetë u vranë, duke përfshirë edhe personin e armatosur dhe shtatë të tjere u plagosen…..

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në një komunitet studentësh në kampusin e Santa Barbara-s. Policia ka rrethuar katër skenat e krimit, por rrethanat e të shtënave mbeten të paqarta. Hetuesit besojnë se një person i armatosur po ngiste një BMW të zezë në afërsi të Universitetit të Kalifornisë, Santa Barbara.
Sherifi, Bill Brown konfirmoi në një konferencë shtypi se shtatë vetë u vranë, duke përfshirë edhe personin e armatosur dhe shtatë të tjere u plagosen.
“I dyshuari ka shkëmbyer zjarr me disa deputetë dhe pastaj është përplasur me një makinë të parkuar në vendngjarje. I dyshuari u gjet brenda BMW-s i vdekur nga një plagë e marrë në kokë. Por nuk dihet ende nëse i dyshuari u qëllua nga deputetët apo plaga ishte vetë-shkaktuar” – tha Bill Brown, Sherif.
Brown po ashtu tha se të shtënat kanë ndodhur në disa vende në qytet, duke rezultuar në nëntë skena të krimit.
“Të shtënat dolën nga brenda BMW-s, duke lënë të vdekur në mënyrë fatale një grua dhe duke plagosur rëndë një tjetër” – deklaroi Studenti, Michael Vitek.
Vendi ku ndodhi ngjarja Isla Vista është i njohur për festa e organizime deri në të gdhirë, duke u kthyer kështu shpesh herë në ambient sherresh e përleshjesh. Muajin e kaluar disa të rinj u përleshën me policinë me gurë dhe shishe, rreth 130 persona u arrestuan. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
