Maqedoni

Zjarri i la në rrugë, ndihmë për 4 familjet në Shuto Orizare

21.04.2017 16:45

4 familjet, që mbetën pa kulm mbi kokë pas zjarit që shkatërroi shtëpitë e tyre në lagjen Shuto Orizare...

4 familjet, që mbetën pa kulm mbi kokë pas zjarit që shkatërroi shtëpitë e tyre në lagjen Shuto Orizare, kanë marrë një ndihmë prej 60 mijë denarësh nga Ministria për Punë Sociale dhe Komuna.
 
Përvec të hollave, ndihmë në ushqime, mjete higjienike dhe rroba , kanë marrë edhe nga kryqi I kuq dhe OH Kalliri I Mirësisë. Por familjet kërkojnë tu ndërtohen shtëpitë sepse bashkë me fëmijët kanë mbetur rrugëve.
 
Familjet e dëmtuara, edhe më herët kanë jetuar në varfëri ekstreme dhe jetesën e kanë siguruar duke mbledhur e shitur shishe plastike.
 
“Jemi  me fëmijë të vegjël në rrugë edhe në këto ditë me shi e me temperature të ulta. Ju apeloj të gjithëve kush mundet të na ndihmojnë sepse jemi në rrugë”, tha Asim Osmani. 
 
“Apelojmë deri tek kompanitë e mëdhaja që të ju dalin në ndihmë këtyre qytetarëve, që sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për familje që kanë fëmijë të vegjël  dhe këtyre ditëve moti është I ftohtë dhe këta familje momentalisht gjenden në rrugë”, tha Ibrahim Ibrahimi, ministër i punës dhe politikës sociale.
 
“Nuk do të mbesim me ato mjete që I kemi ndare por do të kërkojmë ndihmë në të gjitha anët që të ju ndihmëojmë këtyre 4 familjeve që të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Elvis Bajrami, kryetar i komunës së Shuto Orizares. 
 
Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë instalimi i rrymës elektrike.
 
REJHANE BUSHI METAJ