Botë
Basha-Ramës: Qeveri teknike, presidenti të zgjidhet nga populli
21.04.2017 17:19
Në kushtet kur janë djegur dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit të ri, kryetari i opozitës Lulzim Basha...

Në kushtet kur janë djegur dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit të ri, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paraqitur një ofertë të re për mazhorancën: Ndryshim kushtetutë, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli.
Kryetari i opozitës ripërisëriti qëndrimin e tij se është i gatshëm të votojë vettingun menjëherë pas paktit për një qeveri teknike, ndërsa akuzoi kryeminitrin Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë i mbështetur nga ata që ai i cilëson mercenarët e George Soros.
Në ditën e 63 ë protestës, Basha, u shpreh i bindur se me 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa garantoi se nuk do të tërhiqet nga beteja për qeveri teknike. Basha tha se ka vetëm dy rrugë për të zgjidhur situatën politike, ose përmes dialogut, ose sipas tij populli do të marrë në dorë fatet e tij.
Kryeministri Rama ndërkohë, nga Kukësi ka ftuar demokratët që nëse PD nuk shkon në zgjedhje, të votjnë për PS-së si parti që mbron edhe interest e tyre.
LULJETA NDOKA
