Maqedoni
Puna e PSP-së, ekspertët: Të lejohet që ‘bombat’ të përdoren si dëshmi
21.04.2017 17:44
Punën e prokurorisë speciale askush nuk mund ta bllokojë porositi profesorja Gordana Buzharoska edhe përkundër tentimeve...

Punën e prokurorisë speciale askush nuk mund ta bllokojë porositi profesorja Gordana Buzharoska edhe përkundër tentimeve që interesat e ngushta partiake të vulosin fatin e Prokurorisë Speciale.
Buzharoska konsideron se gjykatësit suprem nuk do t’ia përmbushin dëshirën kryetarit Jovo Vangellovski i cili është kumbar i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, që bisedat e përgjuara të mos përdoren si prova në gjykatë, ndërsa Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.
“Specialja në çdo moment mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për lëndën që e zhvillon dhe që e ka formuar Specialja dhe nuk e ka marrë nga Prokuroria e rregullt, nuk ekziston asnjë bazë që prokuroria e rregullt të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Këtë e pohoj me përgjegjësi dhe konsideroj se Gjykata Supreme do të jetë e ndërgjegjshme në mënyrë që të mos e shkatërrojë sistemin juridik”, shprehet profesore universitar Gordana Buzharoska.
Gjykatësja supreme, Lidija Nedelkova tha se edhe ajo ka miratuar prova të paligjshme pasi dispozitat e ligjit kanë lejuar përdorimin e tyre në raste të caktuara.
“Kemi qasje të ndryshme ndaj ligjit. Ligjdhënësi ka përfshirë më shumë situata, por nuk kemi mundur të parashikojmë se do të na ndodhë ngjarje kaq serioze me përgjimet të cilat gjykatësit i sollën në situatë që të vendosin nëse do t’i pranojnë provat ose jo”, shprehet gjykatësja supreme Lidija Nedellkova.
Prokurori special, Gavrill Bubevski shpjegoi se për rastin “Spiun”, Gjykata e Apelit ka pranuar si provë përgjimet e paligjshme, por të njëjtat nuk janë pranuar si prova për aktakuzën ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski për shuplakat e porositura në Qendër.
“Specialja dorëzoi kërkesë, procedura është sipas ankesës. Mendoj se ende nuk është dërguar deri tek palët, dy- tre muaj është në pritje. Në këtë rast, nuk e di si do të pozicionohet Apeli kur ka vendim të vetin lidhur me regjistrimet e ngjashme”, shprehet prokurori special Gavrill Bubevski.
Edhe Profesori Jovan Jovçevski me porosi se përpjekja që të minohet Specialja është hap skandaloz i kryetarit të Supremes, Jovo Vangellovski. Komentet e tilla u bënë në debatin me temë “paradigma e dëshmive të paligjshme dhe frytet e drurit të helmuar”.
MERAL ISMAILI
