Maqedoni

Alimi përkujton Veljanovskin për rrendin e ditës, Veljanovski shpëfill vërrejtjen procedurale

21.04.2017 18:01

Asnjë lëvizje pozitve në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit. Deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE...

Asnjë lëvizje pozitve në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit. Deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE vazhdojnë debatin mes veti rreth të ashtuquajturës Platforma nga Tirana, ndrësa koalicioni i kryesuar nga LSDM e injoron debatin, të cilin VMRO DPMNE e imponon me ngulm. 
 
Edhe kryesuesi me seancën, Trajko Veljanovski, lejon zhvendosjen e debatit nga ana e deputetëve të VMRO-së. 
 
Prandaj, deputeti i BDI-së, Ejup Alimi i dorëzoi një kopje nga rrendi i ditës, për ta përkujtuar se deputetët duhet të diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. 
 
“Kisha kërkuar nga ju si kryesues që t’i përmbaheni rrendit të ditës për të cilën është thirr séance. Nëse keni harru, unë do jua lë një kopje. Përkujtohuni. Nuk është pikë në rrend të ditës gjuha shqipe, as platforma e partive shqiptare. T’i përmbahemi rrendit të ditës. Po kisha kërkuar edhe nga kryesuesi që diskutantëve t’ua tërheq vërrejtjen ashtu siç din ndonjëherë deputetëve të partive tjera t’ua ndal mikrofonin”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.   
 
Sipas Alimit, Maqedoninë e ka bllokuar debati i zbrazët në Kuvend dhe jo Deklrata e përbashkët e partive shqiptare. Por, Veljanovski sërish nuk u zotua se do ta rrespektojë rendin e ditës dhe Rregulloren.  
 
“Njeriu nuk do të flisni për Tiranën, Shqipërinë, për platformë apo diçka tjetër, por vetëm për pikën e tretë. Dhe ju lus, që të mos vijmë në situatë që sërish të kërkojë procedurale dhe t’ju kujtojë se jeni jashtë rregullores, të flisni vetëm për Komisionin. Ashtu ishte z.Alimi?!”, shprehet kryesuesi Trajko Veljanovski.
 
Në vazhdimin e 16 të seancës konstituive, salla e kuvendit ishte thuaja e zbrazët. Séanca ka ngecur në pikën e tretë, për të cilën flajë kanë kërkuar të gjithë deputetet e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE. 
 
Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve,  VMRO DPMNE do të ketë 6 anëtarë dhe kryetarin e komisionit ndërsa gjithë partitë e tjera kanë gjithsej 7 anëtarë.        
 
SHPËTIM NUREDINI