Zjarr në Shkup, shkrumbohen tre baraka, nuk ka të lënduar
Zjarri që përfshiu tre baraka të braktisura në afërsi të bulevardit "Aradhat Partizane" në lagjen Karposh të Shkupit...

499Zjarri që përfshiu tre baraka të braktisura në afërsi të bulevardit "Aradhat Partizane" në lagjen Karposh të Shkupit, ka shkrumbuar barakat e vjetra por për fat të mirë ka përfunduar pa asnjë të lënduar.
Zjarri ra në barakat e braktisura të shkollës së mesme "Zdravko Cvetkovski", por zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë në kohë duke mos lejuar përhajen e tij në objeKtet aty pranë.
Nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e Institutit për hulumtime sociologjike por jo në masë shqetësuese.
Është intervenuar me 30 automjete zjarrfikëse, ndërsa në shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe ekipet e Ndërmarrjes Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".
