Botë

Sulmi ndaj “Borusia Dortmund”, sulmi nuk ishte terrorist, arrestohet një rus

21.04.2017 19:25

Policia gjermane ka arrestuar një qytetar gjermano-rus, nën dyshimin se ka kryer sulmin ndaj ekipit të Borussia Dortmundit të martën e kaluar...

Policia ka dyshime se vendosja e bombës është kryer për motive financiare.

Hetuesit gjetën një letër në vendin e krimit ku pretendohet se përgjegjësia për sulmin ishin ekstremistët islamikë, por policia gjermane dyshonte mbi vërtetësinë e shënimit.

Policia gjermane konfirmoi  arrestimin e Sergej V. për të ciin dyshojnë se e ka kryer sulmin për të fituar financiarisht.

Ai duket se ka dashur të blejë 15,000 aksione të ekipit Borusia Dortmund me një cmim më të ulët.

Dhe cmimi I aksioneve mund të bjerë ndjeshëm në rast të një sulmi.

“Mund të pritej një rënie e ndjeshme e çmimit të aksioneve nëse një lojtar plagosej rëndë ose mund të vritej si rezultat i një sulmi”, thanë prokurorët të cilët tashmë janë përqëndruar vetëm tek pista e motivit financiar duke lënë anash tërësisht atë të terrorizmit sic u dyshua në fillim.