Maqedoni

Organizatat humantare ndihmojnë jetimët nga të gjtha trojet shqiptare

21.04.2017 20:01

Manifesti i titulluar “Jetimi” nën organizim të Organizatës Humanitare “Kalliri Mirësis” me rastin e 5 vjetorit të këtij manifesti në Shkup...

Manifesti i titulluar “Jetimi” nën organizim të Organizatës Humanitare “Kalliri Mirësis” me rastin e 5 vjetorit të këtij manifesti në Shkup bashkoi fëmij bonjak nga gjitha trojet shqiptare.
 
Me rastin e këtij manifesti të pranishëm kishte përfaqsues nga shqipëria dhe kosova me qëllim të mbështetjes së fëmijëve jetim.Kryetari i O.H “Kalliri Mirësis” shprehet i kënaqur nga mbështetje e donatorëve të brendshëm dhe të huaj.
 
“Kjo është një nga aktivitetet kyce por diteve te kaluara ka patur dhe aktivitete tjera duke shpërdnarë dhe mbi 200 pako me artikuj ushqimor dhe mjete amvisërie mjete të teknikës së bardh njëherit dhe nga fëmijët që vijnë nga jasht kemi siguruar edhe donacion për veshmbathje nga një kompani e brendshme.Kalliri Mirësis në fokus të vecant ka fëmijët jetim dhe për momentin kemi të regjistruar 1100 fëmij jetim padyshim që ka dhe tjer që janë në pritje”, shprehet kryetari i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi.
 
Përfaqsues të organizatave humanitare nga kosova dhe shqipëria përshëndesin këtë organizim dhe shpresojn në rritjen e numrit të këtyre manifesteve  dhe bashkëpunimeve ndërmjet tyre si dhe bashkëpunim me donator të rinj.
 
“Jemi shum të kënaqur me këtë pjesmarrje ne jemi nga Kosova nga O.H. “Catar Cherity", që kemi në përkujdesje 1500 jetim kemi të bëjmë me mbikqyrje dhe përkujdesje ndaj tyre sin ë aspekt finsanciar ku marin dhe mbështetje mujore. Ne si organizat mundohemi që të jemi afër fëmijëve në nevoja të tyre shpresojm që deri dikund kemi arritur rezultatet po qëllimi ynë është që të vazhdojmë dhe në të ardhmen që të jemi afër tyre dhe tju ndihmojmë në formë të vazhdueshme”, shprehet Sadik Avdiu, përfaqësues i O.H. “Catar Cherity” nga Kosova.
 
“Është nder dhe privilegj për fondacionin tonë që sivjet përher të par të marim pjes në një eveniment kaq të madh dhe kaq madhështor që organizon “kalliri Mirësis” ktu në shkup për jetimet. Kto lloj aktivitetesh janë aktivitete shum të mëdha që tregojnë për gjith bamnirësin që ofrojnë njerëzit me zemër të madhe napër bot që ndihmojn për shtresat në nevojë”, shprehet përfaqsuesja e O.H. “Catar Cherity” nga Shqipria, Lulzime Gjonomadhi.
 
Jetimët kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje të madhe, andaj të shpresojmë se edhe në të ardhmen do të organizohen aktivitetete të shumta.
 
GAZMEND REXHEPI