Shtohet numri i vizitorëve nëpër banja
Që kur njerëzimi filloi të jetojë në tokë, uji ka qenë materia kryesore për shëndetin dhe mirëqenien tone. Mbi 60% e trupit tonë përbëhet nga uji……

Që kur njerëzimi filloi të jetojë në tokë, uji ka qenë materia kryesore për shëndetin dhe mirëqenien tone. Mbi 60% e trupit tonë përbëhet nga uji.
Çdo organ si dhe cdo proces në trupin tonë, kërkon ujë për të funksionuar sic duhet Por jo vetëm ujë për pije. Ujrat termale u perdorën për efektet e tyre shëruese qysh në lashtësi.
Në një lartësi mbidetare prej 880 metra,në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht.
Numri i qytetarëve që vizitojnë ujrat termale të Banjave te Dibrës për të shfrytëzuar efektin e tyre shërues, është rritur mjaft viteve të fundit sidomos pas lehtësimeve nga Fondi për Sigurim Shëndetësor i cili mundëson shfrytëzimin e këtyre banjave me kushte shumë të volitshme sidomos për moshën e tretë.
“Ne jemi komplet me të gjitha terapitë e mundshme elektro terapi ,terapija e baltës, hidro-terapi, masazh ku këtu punojnë njerëz të kualifikuar. Këtu ku jemi në Banjisht ka vend për 300 vizitor, në Kosovrast rreth 200. Desha të potencoj se vizitorët janë prej në Ksamil, Ulqin, Preshevë dhe Kosovë dhe një pjesë edhe nga perëndimi” – tha Mexhit Capa-Pronar i banjës së Dibrës.
Por përdoruesit e banjave termale duhet të kenë kujdes pasi ujrat termanë mund të mos bëjnë efektin e nevojshëm shërues në raste të caktuara. Jo të gjithë mund ti përdorin ato pasi tek personat me sëmundje kronike në vend të përmirësimit të shëndetit nga ujrat termalë, mund të ndodhë e kundërta.
“Në qoftë se pacienti ka tension shumë të lartë , ka ndonjë sëmundje kronike të pashërueshme atëherë nuk rekomandohet banja. Si preventivë mund të vjen edhe mosha e re edhe mosha madhore por gjithomë duke u nisur prej asaj se më mirë është ta ndalosh sesa ta mjekosh sëmundjen” – deklaroi Besnik Maqellara-specialist fizioterapi.
Vizitorët e banjave të Dibrës janë të shumtë. Ata vijnë këtu të tërhequr nga ambient shplodhës dhe urjat e mrekullueshëm shërues për shumë sëmundje.
Për çdo vit pësojnë këto ambiente ndryshime pozitive edhe shumë të mira joshëse për konsumatorët që vijnë nga vendi edhe nga jashtë. Unë jam tepër i kënaqur edhe me shërbimet edhe me atë që ne e shfrytëzojmë si konsumatorë për cdohërë që vijmë” – u shpreh një viztor i banjave të Dibrës.
Terapia me ujrat termalë të banjave, nuk rekomandohet vetëm për persona të sëmurë por është e preferueshme që ato të të vizitohen edhe nga më të rinjtë , sepse me dinamikën lodhëse dhe stresuese të jetës modern, është gati e pamundur të gjesh edhe më të rinj që nuk kanë dhimbje të shpatullave, shpinës ose ekstremiteteve.
Është më lehtë që të parandalohet një sëmundje sesa të shërohet ajo porosisiin më të vjetrit. Banjat me ujra kuruese, janë një mundësi e mirë për tu shëruar dhe për tu relaksuar në të njejtën kohë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
