Banorët e përmbytur nuk e lëshojnë konviktin
Edhe pse ministria e Punës dhe politikë Sociale solli vendimin, banorët...

Edhe pse ministria e Punës dhe politikë Sociale solli vendimin, banorët e prekur nga vërshimet veren e vitit te kaluar , te strehuar perkohesisht ne konviktet e vendit nuk e kane ndermend te dalin sepse sic thone nuk kane se ku te shkojne.
Kerkojne nga ministria e Punes dhe Politikes Sociale gjetjen e nje zgjidhjeje afatgjate per statusin e tyre.
“Unë nuk kamë ku të shkoj, kam total shtëpinë e shkatërruar nga themeli. Duhet të ndërtohet, dmth: apeloj deri tek të gjitha organizatat humanitare dhe njerëzit human të më ndihmojnë sepse vetëm e vdekur dal nga ky konvikt apeloj dhe deri tek ministri i socialit që të vijë dhe ta shikoj shtëpinë tone se në cfar gjendje është dhe pastaj le të na thotë që ta lëshojmë vendin” – tha një banore e Hasanbegut që qëndron në konvikt.
Qeveria morri vendim me date 31 mars , se te gjitha harxhimet e e bera deri ne ate date do ti mbuloje ministria e Punes dhe Politikes sociale, ndersa banoreve te cilet ishin te strehuar neper konvikte i porositi qe te kethehen ne shtepite e tyre,pasi qwe me vendimin e marre ky dikaster nuk e ka obligim ligjor qe ti mbuloje harxhimet e reja pas 31 marsit e konvikteve qe momentalisht akoma kane famolje te cilat I strehojne dhe i mirembajne.
Drejtori i konviktit Senixh, Lulzim Xhemaili, shprehet i revoltuar nga mos përgjegjësia e institucioneve kompetente për keta banorë.
“Ashtu sic tregova Qeveria i ka sjell dhe Qeveria duhet të përkujdeset ose të mirret me largimin e tyre nga ketu, ne nuk ofrojmë dhunë . Për shkak të motit të keq dhe duke i ditur kushtet e tyre dhe realitetin mendoj se mendimi i ministrisë është shum kontradiktor deklarat e tij janë qesharake ,duhet të jem më i egër në këtë drejtim dhe ti tregoj se nuk është vetëm të jesh një minister, por parasëgjithash duhet të jesh një prind.” – tha drejtori i konviktit “Tome Stefanovski-Seniç”, Lulzim Xhemaili.
Xhemaili thotë se konvikti të cilin e drejton ai, është i gatshëm që të kujdeset për këta banorë.
“Nuk paraqesin problem, kemi kapacitete të lira ende, me ta kalojmë shumë mirë, kemi dhënë kontributin që është dashur të jep ministria për punë dhe politikë sociale, ne kemi luajtur rolin edhe të puntorëve special, sepse definitivsht nuk janë përkujdesur në asnjë moment për gjithë personat që jan larguar nga zonat e përmbytjeve. Përveç mjeteve materiale që kemi marrë nga ministria, ne kemi ofruar dhe punë shtesë, kemi qenë pranë tyre, kemi njerëz edhe të sëmurë, kemi njerëz që janë dhe të palëvizshëm” – u shpreh Lulzim Xhemaili.
Ministri Ibrahimi njëherit tha se ditiëve në vijmë do të vendoset edhe për fatin e familjeve të strehuara në konviktin “Tome Stefanovski-Seniç” të cilat do të duhet të braktisin konviktin edhepse një pjesë e tyre ankohen se nuk kanë ku të strehohen pasi vërshimet e vitit të kaluar në rajonin Hasanbeg-Haraçinë, i kanë bërë shtëpitë e tyre të pa banueshme, ndërsa deri më tani nuk kanë mundur ti renovojnë.
Ai tha se të gjitha ata të cilat nuk kanë kushte ku të kthehen do të stregohen përkohësisht në shtëpinë e fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup.
Ne konviktin “Seniç” janë te strehuar 79 banorë nga Hasanbegu dhe vendbanimet tjera të rrethit të Shkupit, të prekura nga përmbytjet e vitit të kaluar.
Në vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar në rajonin Hasanbeg-Haraçinë, u përmbytën mbi 5.000 shtëpi, ndrësa përveç dëmeve matriale pati edhe viktima në njerëz. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
