Profesione imediate që i kërkon tregu i punës, gjetja e vendit të punës, mision shumë i vështirë

22.04.2017 17:02

Një arsimim i mirëfillte dhe një profesion i mirë, kanë një rëndësi të madhe për secilin që fillon karrieren e tij profesionale....

Një arsimim i mirëfillte dhe një profesion i mirë, kanë një rëndësi të madhe për secilin që fillon karrieren e tij profesionale. Shkollat e mesme profesionale më shumë se kurrë, janë nevojë e tregut bashkëkohor. 

Derisa gjetja e një vendi pune, konsiderohet si mision i vështirë, kompetentët  i’u rekomandojnë të rinjve, që t’i zgjedhin shkollat profesionale si mundësi më e lehtë për punësim.

Kompanitë  çdo ditë e më shumë po përballen me mungesë të kuadrit në profile të ndryshme. Komuniteti i biznesit thotë se mungesa e kuadrit është si shkak i politikave të gabuara arsimore, pasi që nuk korespondoojnë me zhvillimin ekonomik të shtetit.                                                                                                 

“Në Maqedoni nuk zhvillohet një politikë e cila është e bazuar në kërkesat e tregut, por një politikë e cila është e bazuar në krijim të kuadrove dhe diplomave që në një afat sa më të shkurtë nuk do ti duhet askujt. Domethënë pasi që London Economic School kishte një analizë ku thotë se diku 28% e studentëve në Ballkan studiojnë biznes dhe administratë, kjo është një problem global, domethënë secili i katërti apo i treti studion administrim dhe biznes kurse në vendet e Ballkanit, biznesi është në një nivel shumë të ulët, krahasuar me vendet e Evropës. Gjithsesi ne si OEMVP, vazhdimisht e theksojmë problemine  kuadrove jo të kualifikuara. Problemi kyç është mendojmë që është në politikat që i zhvillon shteti, konkretisht ministria e arsimit” – tha Milaim Ameti nga OEMVP.          

NEZIRI:DREJTIMET PROFESIONALE, PRIORITET I MASH-IT                                                                                                                                                          

Nga ana tjeter  MASH  thonë se një prej politikave kryesore të ministrisë është sensibilizimi i opinionit më të gjërë, duke filluar nga nxënësit dhe prindërit e tyre për ti regjistruar fëmijët në shkollat e mesme profesionale dhe teknike, me të vetmin qëllim për të krijuar kuadro të profesionalizuara që të munden ti përgjigjen pozitivisht tregut të punës.

Sekretari shtetëror i MASH, Safet Neziri thotë se ministria i ka bërë reformat e duhura në këtë drejtim, por për tu parë rezultati duhet që të kalojnë pak vite.                                                                                                             

“Vitin e fundit kemi bërë reforma, kemi bërë ndryëshime të profileve, drejtimeve të cilat kanë qenë të vjetruara dhe tash në bazë të kërkesës së Odës Ekonomike të Maqedonisë, puinëdhënësve, sindikatave dhe kërkesave të investitorëve të huaj në Maqedoni, ne kemi bërë reformat apo ndryshimine e  shumë programeve mësimore, respektivisht të profileve, me të vetmin qëllim që tu përgjigjemi pozitivisht nevojave dhe kërkesave të tyre. E tash cili do të jetë rezultati, ne nuk mundemi brenda një apo dy viti, domethënë duhet të kalojë kjo gjeneratë e re që do të regjistohen dhe pas diplomimit të tyre shansat janë shumë të mëdha që të gjejnë vend pune”. – u shpreh sekretari shtetëror në MASH,  Safet Neziri.                                                                           

Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe projekteve të qeverisë për ti stimuluar gjeneratat e reja të zgjedhin shkolla të mesme profesionale, duket që një gjë e tillë nuk merret parasysh te nxënësit filloristë dhe një vendim i tillë vërehet më së shumti tek nxënësit shqiptar. Prindërit thonë se problemi qëndron tek sistematizimi i nxënësve për profile të ndryshme që nga arsimi fillor.

"Ne nuk kemi sisitem për punë dhe punësim. Sistemi krijohet prej moshës së re, klasës së tetë dhe përpjetë.. të sistematizohet puna e të rrinjëve se çka kush mundet me punu, normalaisht se secili dëshiron me kry një fakultet.” – tha një qytetar.                                                                                                                                                                                                                                                                       “Me siguri se nuk kanë vende pune, pasi që ta kryejnë dhe për atë shkak shkojnë në gjimaz, në mjeksi, aty ku ata mendojnë se mund të gjejnë më lehtë punë” – tha një tjetër qytetar.

Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)