Zgjidhja e krizës politike, Jashari: Me tërheqjen e VMRO-DPMNE-së
Vetëm me tërheqjen e VMRO-DPMNE-së do të mund që t’I jepet fund ngërçit politik....

Vetëm me tërheqjen e VMRO-DPMNE-së do të mund që t’I jepet fund ngërçit politik, vlerëson analisti I zhvillimeve politike Hasan Jashari. Sipas tij vetëm kështu do ti hapej rruga formimit të institucioneve dhe ringjalljes së demokracisë në vend.
“Zgjidhja dihet, në bazë të kushtetutës, në bazë të ligjeve dhe në bazë të demokracisë liberale dhe traditës demokratike që e kanë shtetet e europës perëndimore, duhet menjëherë që të zgjidhet komisioni zgjedhor dhe të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe pastaj për një kohë të shkurtër, brenda këtyre ditëve të formohet qeveria. Mirpo ne e shohim se kemi një luftë, jashtzakonisht të ashpër midis dy partive kryesore politike dhe mendoj se gjithsesi duhet që VMRO-ja të tërhiqet në opozitë dhe të lëshon shumicën parlamentare që në bazë të kushtetutës, në bazë të ligjeve pozitive dhe traditës liberale të formojë institucione.” – tha analisti politik, Hasan Jashari.
Analisti Jashari nuk përjashton mundësinë e takimeve eventuale midis dy liderëve maqedonas Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski ashtu edhe siç pretendon BDI. Por sipas tij arritja e marrëveshjes vështirë të nodh.
“Mendoj se ata janë larg një mirëkuptimi dhe gjithsesi se faktori i jashtëm do të jetë vendimtarë me presionet e veta që VMRO-ja definitivisht të tërhiqet.” tha analisti politik, Hasan Jashari.
Për marrëveshje partiake së fundmi nuk ka insistuar faktori ndërkombëtarë. Sikurse SHBA-të por edhe BE-ja ftojnë aktorët politik që urgjentisht të zgjedhin kryeparlamentarin dhe formimin e qeverisë duke lënë anash obstruksionet ndaj proceseve demokratike. (Meral Ismaili, TVM2)
