Kriza politike në Shqipëri, EU reporter frikë për episode të reja të dhunës
Faqja zyrtare e Brukselit, EU reporter, i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës politike në Shqipëri.....

Faqja zyrtare e Brukselit, EU reporter, i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës politike në Shqipëri, përpara vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri.
Artikulli flet për frikën e episodeve të reja të dhunës ndërsa rithekson se kreydiplomatja e E BE-së I ka kërkuar opozitës në, t’i japë fund bojkotit parlamentar. Kërkesa e Federica Mogherinit, vjen në mesin e shtimit të tensioneve në Shqipëri dhe në vigjiljen e mbërritjes së delegacionit të BE-së në 24 prill, qëllimi i të cilit është të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit. Pretendohet se ligjvënësit e opozitës po e bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, një kriter kyç i nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Brukselin, shkruan në artikull Martin Banks. Opozita shqiptare thotë se kabineti aktual qeveritar do të manipulojë votimet dhe kërkon ndryshimin e datës së zgjedhjeve të caktuara në 18 qershor. Por, debati politik duhet zhvilluar brenda Parlamentit, është këshilla e shefes së diplomacisë europiane.
Eureporter, poashtu kujton se si Lulzim Basha i kërkoi mbështetësve të PD-së të bllokojnë rrugët kombëtare paraditen e së hënës, kur duhet të mbërrijnë negociatorët e PE-së. Ekziston frika se vizita e delegacionit do të përkojë me një shpërthim të ri dhune në rrugët e Tiranës, thekson shkrimi, dhe ajo përforcohet akoma më shumë nga komentet debatndjellëse të Bashës dhe thirrjet e tij: Doni luftë? Luftë do të keni! Delegacioni i Parlamentit Europian, i drejtuar nga kryesuesi i komitetit me shumë influencë të çështjeve të jashtme në PE, David McAllister, do të përpiqet të ul tensionet në Tiranë. Burime të besueshme brenda PE-së thonë se është e qartë tashmë që Europa po përgatitet për mundësinë e mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike. Ata thonë se kjo do të rezultojë e vështirë, por e menaxhueshme.
Reagimi i Lulzim Bashës ka qenë i prerë: “Nuk ka dhe nuk ka për të patur dhunë. Ka dhe ka për të patur qëndresë dhe vendosmëri paqësore e demokratike”.
Ndërsa kryeminsitri Rama nga ana tjetër ka paralajmëruar opozitën se S’do lejojë përsëritjen e ’97-tës.
