Temperaturat e ulëta, agronomët: Ndikim negativ në bujqësi

22.04.2017 18:40

Ulja e temperaturave në disa grade nën zero, mund të ketë ndikim negativ në kulturat bujqësore....

Ulja e temperaturave në disa grade nën zero, mund të ketë ndikim negativ në kulturat bujqësore, alarmojnë agronomët dhe metereologët. Sipas tyre i ftohti që pritet të kaplojë vendin  dhe zbritja e temperaturave mund të jetë katastrofal për bujqsinë.

“Në këtë periudhë të zhvillimit të kulturave bujqësore ulja e temperaturave në orët e para të mëngjesit do të kenë ndikim negative pasi pritet që temperaturat gjatë vikendit të ulen  në -4 deri në - 6. Në këtë periudhë kur kulturat janë shumë të ndjeshme  në temperaturat e ulta mendoj se mund të ketë shumë deme në bujqësi, gjegjesisht të zvogëlohet në masë të madhe sasia e fruteve” – tha Angelo Angeleski nga DPHM.

Agronomit Irfan Azemi sqaron se ulja e temperaturave nuk mund të ketë pasoja tek kulturat grurore por  paraqitet rreziku për pemët dhe vreshtat.

“Nga aspekti agronomik kulturat grurore nuk mund të ketë pasoja se janë të zhvilluara, kurse tek kulturat e pemës dhe vreshtaria mbas uljes së temperatuvare mund të ketë pasoja prej gricës. Më të rezikuara janë pemët dhe vreshtaria. Tek pemët I kisha cituar se kajsia dhe bademi janë në fazën e embrionit dhe priten aty dëmet të jenë të më të mëdhaja kurse tek perimkulturat nuk pritet që të ketë pasoja se jan të mbuluara me serra dhe pasojat nuk mund të jenë fatale” – u shpreh agronomi, Irfan Azemi.

Në situate kur po shënohen temeratura të ulëta dhe priten dëme të konsiderueshme në bujqësi, vetem një pjesë e bujqve i kan të siguar të mbjellat e tyre, që do të thotë se pasojat do të bien mbi vet bujqit. (Gazmend Kurtishi, TVM2)