OKB, Trump dhe Guterres flasin për financimin

22.04.2017 19:04

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është takuar mbrëmë me presidentin amerikan, Donald Trump....

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është takuar mbrëmë me presidentin amerikan, Donald Trump, ku është biseduar lidhur me planet e Shtëpisë së Bardhë për reduktimin e financimit të OKB-së.

Ishte “një diskutim interesant dhe konstruktiv për bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuarsa dhe Kombeve të Bashkuara”,tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Guterres është takuar edhe me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, McMaster. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh për Kombet e Bashkuara, duke paguar 22% të buxhetit themelor prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5% të buxhetit prej 7.9 miliardë dollarësh për misionet paqeruajtëse, megjithse në këta sektorë ka pasur vonesa në pagesa gjatë viteve të fundit.