Dita e Planetit Tokë, koalicioni o2: Jetojmë në qytete me ajr të ndotur
Bota sot e shënoi dita botërore të planetit Tokë....

Bota sot e shënoi dita botërore të planetit Tokë. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojten e Tokës dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Kjo ditë u shënua edhe nga “Koalicioni O2” për ajër të pastërt, i cili sot alarmoi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Maqedoni.
“Ne jetojmë në qytete ku ajri për çdo dit dëmton të gjith qytetarët, përfshi fëmijët si kategori më e ndjeshme.Për çdo dimër ndotja e ajrit tejkalon nivelin e lejuar në mbi 20 herë. Fillimisht do të ndihmojmë që njerzit të kuptojnë se ky është problem.Më pas do të bëjmë presion ndaj pushtetit ligjvënës dhe egzekutiv të bëjnë ndryshime në rregullativën ligjore dhe të njejtën ta implementojnë, ndërsa për shkelësit e rregullativës ligjore do të ngrisim procedure gjyqësore dhe do të punojmë në ndyshimin e shprehisë te njerzit që ta ndotin ajrin” – tha Llazar Gjurov nga “Koalicioni O2”.
Me këtë rast në tërë rruzullin tokësor organizohen aktivitete të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, edhe atë: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore, fikje të dritave, etj, etj.
Në SHBA më 22 prill të vitit 1970 u mbajt edhe manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë.Themeluesi i kësaj dite ndërkombëtare është senatori amerikan. Gajlord Nelson, i cili në vitin 1962 propozoi që të shënohet dita e planetit Tokë, propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-së Xho Kenedi. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
