Zaev, në maj formohet qeveria e re

22.04.2017 19:41

Në fillim të muajit Majit do të formohet qeveria e re deklaron pretendenti për kryeminsitpër, Zoran Zaev....

Në fillim të muajit Majit do të formohet qeveria e re deklaron pretendenti për kryeminsitpër, Zoran Zaev.

“Besoj se në fillim të Majit, Maqedonia do të ketë Qeverinë e reЌ, ka deklaruar dit më pare Zaev për televizionin serb N1. Ndërkohë partia e tij kërkoi që VMRO-DPMNE të mundësojë transfer të qetë të pushtetit, që të mos vijë deri te bllokimi i plotë i sistemit.

“Është sjellur në pikëpyetje egzistenca e qytetarëve dhe kompanive për shkak të bllokadave të pa kuptimta, me të cilat pengohet transferi i qetë i pushtetit. Minitrat në largim kanë kopetenca teknike. Shum shpejtë përfundojnë të gjitha kopetencat e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal, ndërsa zgjedhje të reja nuk mund të shpallen pa kryetar të ri të kuvendit. Kjo do të nënkuptonte bllokimin e tër sistemit shtetëror”, theksojnë nga LSDM. Socialdemoratët njëherit theksojnë se institucionet dhe partit politike duhet ta dijnë se nxitja e tensioneve ndërmjet qytetarëve dhe aktivitetet kundër interesave shtetërore paraqesin shekelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, që paraqet edhe vepër penale.

Ndërsa theksojnë se qytetarët dhe LSDM nuk do ti lejojnë presidentit Ivanov shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme siç po njoftohet në media.

Nëse me të vërtetë Ivanov ka për qëllim të bëj atë, kjo do të ishte edhe një dëshmi për pa parashikushmërinë e tij. Por as qytetarët e as ne nuk do ti lejojmë që ajo ti rezultojë me sukses. Në këtë mund të jetë i sigurt – tha Damjan Mançevski nga LSDM

Por nga VMRO-DPMNE sërish kanë përsëritur qëndrimin se nuk do të lejojnë realizimin e elementeve të platformës tiranase.

“Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në tër teritorin. Banknotat nuk do të jenë dygjuhësore dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të miratohen rezuluta për të dënuar gjenocidin dhe nuk do të lejohet federalizimi, apo kantonizim” theksojnë nga VMRO.

Sipas partisë së Gruevskit, lideri i LSDM-së është i gatshëm të formojë qeveri në bazë të kësaj platforme vetëm që të mos përgjigjet për kriminalitet. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)