LIGA E KAMPIONEVE

Sonte finalja e Ligës së kampionëve, Real Madrid – Atletiko Madrid

24.05.2014 20:16

Ne finalen e Liges se Kampioneve ne futboll sot ne mbremje do te ndeshen ne Lisbone per here te pare dy ekipet e nje qyteti: Real Madrid, qe synon titullin e dhjete dhe Atletico ne nje forme te shkelqyer kete sezon..

Ne finalen e Liges se Kampioneve ne futboll sot ne mbremje do te ndeshen ne Lisbone per here te pare dy ekipet e nje qyteti: Real Madrid, qe synon titullin e dhjete dhe Atletico ne nje forme te shkelqyer kete sezon.

Qe nga 2002 dhe finales se fituar ndaj Bayer Leverkusen me golin e shenuar nga Zidane, Real Madrid eshte bllokuar te titulli i nente. Cristiano Ronaldo, fitues i Topit te Arte ne janar, kerkon Ligen e dyte te Kampioneve pas asaj te 2008 me Manchester United.

Synime te qarta ka edhe Atletico Madrid: fitues te Europa League e Superkupes se Europes (2012), Kupes se Mbretit (2013) dhe kete vit kampione te Spanjes, nje bilanc qe flet qarte.

Të përkujtojmë që programi ynë, me fillim në orën 20 e 30 minuta, do të filloj transmetimin e drejtpërdrejtë nga finalja e madhe në stadiumin “Luz” të Lisbonës. (Mustafa Ademi, TVM2)

Formacionet e mundshme per ndeshjen e sotme jane:

Real Madrid: Casillas – Marcelo, Varane (ose Pepe), Ramos, Carvajal – Modric, Illaramendi, Di Maria – Bale, Benzema, Ronaldo

Trajner: Carlo Ancelotti

Atletico Madrid: Courtois – Juanfran, Miranda, Godin, Filipe Luis – Koke, Tiago, Gabi, Raul Garcia – Villa, Costa

Trajner: Diego Simeone