LSDM, mençuri po mbrojmë interesat shtetërore
LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë përsëritur komunikatat rreth krizës politike në vend...

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë përsëritur komunikatat rreth krizës politike në vend, që prej disa ditësh janë bërë përditshmëri.
Në komunikatën e sotme të LSDM-së thuhet se shumica parlamentare po vepron me mençuri për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të qytetarëve, ndërsa premton se brenda një afati të arsyeshëm do ta realizojë vullnetin e shumicës.
“I dimë obligimet tona dhe shpejt do ta realizojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve, në moment të arsyeshëm kur do të vlerësojmë se nuk do të sjell pasoja ndaj qytetarëve dhe shtetit. Kuvendi republikan do të fitojë kryetarin e rid he qeverinë e re reformatore”, theksojnë nga LSDM.
Sipas kësaj partie qytetarët dhe shteti janë peng të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së e cila po i bllokon proceset demokratike dhe dëshiron të shkaktojë tensioned he dhunë. Në Bujqit ende nuk I kanë marrë subvencionet. Kompanitë po i vonojnë rrogat.
Ministrat në largim tanimë katër muaj janë me kopetenca teknike. Më shqetësuese është fakti se për tre javë, Maqedonia do të mbvetet pa kryetar komunash dhe këshilltarë, sepse atëherë sipas ligjit përfundojnë të gjitha kopetencat e tyre, theksojnë nga LSDM.
Por VMRO-DPMNE nuk dëshiron të ia dijë për problemet e lartëpërmendura. Nga kpartia e Gruevsklit edhe sot u morrën me Platformën e Tiranës.
“Qytetarët qartë treguan se nuk dëshirojnë platforma të huaja nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e duan “Platformën e Tiranës”, të cilën LSDM-ja e dëshiron dhe tenton të formojë qeveri me çdo çmim. Kriminelët e LSDM-së nuk mund ta gënjejnë popullin me qëllim që të shpëtojnë nga burgu. Populli i ka lexuar dhe çdo ditë nga rruga i porosit të dalin para drejtësisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti kanë përsëritur kërkesën për zgjedhje të reja, duke theksuar se është e vetmja zgjidhje për të dalur nga kriza politike.
