LSDM: Gruevski dhe VMRO-DPMNE po rrezikojnë qytetarët dhe shtetin

23.04.2017 17:48

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit duhet patjetër të ndërprein me sjelljen e pa kuptimt, kërkojnë nga LSDM....

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit duhet patjetër të ndërprein me sjelljen e pa kuptimt, kërkojnë nga LSDM.

Socialdemokratët paralajmërojnë se me përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal do të bllokohet funksionimi i pushtetit lokal, që nënkupton bllokimin e ndërmarrjeve publike dhe shkollave.   

“Këta njerëz të pa përgjegjshëm, nëpërmjet kanosjes për dhunë e bllokuan tër sistemin shtetërorë i  cili brenda tre javësh do të rrezikojë egzistencën e qytetarëve dhe shkaktojnë në kaos nëvend. Për tre javë më 15 maj kryetarët e komunave dhe këshillat komunal  plotësisht i humbin ingerencat e tyre. Me bllokimin e kuvendit deputetët e VMRO-DPMNE-së po e bllokojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, i cili është I vetmi që mund të shpallë zgjedhjet lokale. Kjo don të thotë se qytetarët do të mbeten pa ndihmë sociale që u takon me ligj, personat e kategorive të rrezikuara sociale do të mbeten pa subvencionet për harxhimet komunale, që nënkupton rrezik social për kategoritë më të ndeshme të qytetarëve. Të punësuarit në komuna do të mbeten pa rroga, të punësuarit në shkolla, çerdhe, dhe institucionet e karakterit lokal” – tha Dejan Pavleski nga LSDM. 

Sipas LSDM-së rroga nuk do të mund të marrin edhe të punësuarit në njësitë e zjarrfikësve, të angazhuarit e përkohëshëm në komuna e poashtu nuk do të mund të lëshohen edhe vendime për ndërtim, apo vendime për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Prandaj nga LSDM thonë se shumica parlamentare e din obligimin e sajë dhe nuk do të lejojë të dëmtohen interesat shtetërore dhe të qytetarëve, prandaj apelojnë që Gruevski dhe VMRO-DPMNE të heqin dorë nga dhuna dhe të lejojnë vazhdimin e proceseve demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit dhe qeverisë së re. (Ersan Pajaziti, TVM2)