VMRO-DPMNE, LSDM po nxitë apetitet shqiptaromëdha

23.04.2017 17:29

VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar LSDM-në se po mbështet siç ka thënë apetitet e shqiptaromadhe në Maqedoni....

VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar LSDM-në se po mbështet siç ka thënë apetitet e shqiptaromadhe në Maqedoni por edhe në rajon.

Dragan Danev nga VMRO-DPMNE e akzoi liderin socialdemokrat Zoran Zave edhe për zgjimin e shpirtrave të së kaluarës, por edhe siç tha ai qëllimet shoveniste dhe iredentiste  të disa qarqeve në rajon.

“Zaev dhe LSDM janë nxitësit kryesorë të apetiteve shqiptaromadhe në Maqedoni dhe rajon. Zaev i ka zgjuar shpirtrat e së kaluarës dhe qëllimet shoveniste dhe iredentiste të disa qarqeve në rajon. Zaev me pranimin e Platformës tiranase, pranoi dygjuhësi, ndryshimin e flamurit, himnit dhe stemës, ndryshimin e emerit sipas kërkesës greke dhe federalizimin e vendit që në fazën e fundit, duke gjykur sipas apetiteve të rajonit do të përfundojë me disolucim të Maqedonisë” – tha Dragan Danev nga VMRO-DPMNE.

Sa i përket pushtetit local sipas VMRO-së po të mos frikësohej LSDM-ja nga populli i saj, zgjedhjet lokale do të mbaheshin së bashku me ato parlamentare në gjysmën e parë të muajit maj.

“Nëse për LSDM-në nuk do të ishte e rëndësishme Deklarata e partive shqiptare, atëherë qytetarët do të votonin në zgjedhje me 7 ose 14 maj. Për këtë arsye Zaev refuzon çdo zgjidhje e cila çon drejt daljes nga kriza, tentojnë të bllokojnë shtetin dhe ikin nga zgjedhjet. Prandaj VMRO sërish ka përsëritur thirrjen për zgjedhje të parakohëshme parlamentare së bashku me ato lokale”.(Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)