Francë, votimi për zgjedhjet presidenciale
Në Francë sot ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale, të cilat po zhvillohen....

Në Francë sot ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale, të cilat po zhvillohen nën masa të shtuara të sigurisë.
Afro 60 mijë vendvotime janë hapur në orën 8 të mëngjesit. Autoritetet kanë thënë se janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë në ditën e zgjedhjeve, për t’i mbrojtur votuesit në gjithë vendin, ku ende mbretëron gjendje emergjente, pas një serie të sulmeve teroriste nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 persona.
Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në rundin e parë të zgjedhjeve, megjithqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 7 maj.
