Duro braktis Shkëndinë, kthehet te Partizani
Presidenti Gaz Demi dhe Duro kanë arritur të shtunën marrëveshjen përkatëse, e cila e zyrtarizon trajnerin e njohur shqiptar në drejtimin e skuadrës së “demave të kuq” për 3 vitet e ardhshme, duke konfirmuar bisedimet e nisura prej disa ditësh…….
Shpëtim Duro është emëruar zyrtarisht trajner i Partizanit. 55-vjeçari ka lënë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën arriti të kualifikohet në Ligën e Europës, dhe është rikthyer në shtëpi, në familjen e kuqe, së cilës i përket si futbollist dhe teknik, njofton panorama-sport.
Presidenti Gaz Demi dhe Duro kanë arritur të shtunën marrëveshjen përkatëse, e cila e zyrtarizon trajnerin e njohur shqiptar në drejtimin e skuadrës së “demave të kuq” për 3 vitet e ardhshme, duke konfirmuar bisedimet e nisura prej disa ditësh.
Kësisoji, Shpëtim Duro merr përsipër drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit dhe 15 herë fituesve të Kupës së Shqipërisë për herë të katërt me objektiva madhorë përpara, që kanë të bëjnë me fitimin e trofeve.
Zyra e shtypit e Partizanit ka njoftuar se prezantimi i Shpëtim Duros në postin e trainerit do të bëhet ditën e hënë, në orën 11:00, në ambjentet e klubit.