Siri, Izraeli sulmon një kamp të forcave pro qeveritare
23.04.2017 16:23
Izraeli ka kryer një sulm në një kamp të forcave proqeveritare në Siri, ku janë vrarë tre luftëtarë....

Izraeli ka kryer një sulm në një kamp të forcave proqeveritare në Siri, ku janë vrarë tre luftëtarë.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i forcave proqeveritare siriane. Me këtë sulm ishte goditur kampi i forcave proqeveritare në pjesën siriane të Rafshnaltës së Golanit, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njerit, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se Izraeli e ka sulmuar një pozicion të ushtrisë siriane “duke shkaktuar dëme”. Ushtria e Izraelit nuk ka bërë komente rreth këtyre njoftimeve.
