Qendra e re klinike në Shkup, do ta ndërtojnë dy kompanitë “Granit” dhe “Beton”
Qendrën e re Klinike në Shkup me vlerë prej 72 milionë eurosh do ta ndërtojnë dy kompanitë....

Qendrën e re Klinike në Shkup me vlerë prej 72 milionë eurosh do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha në Maqedoni “Granit” dhe “Beton”, në bashkëpunim me një kompani italiane, informoi sot në një konferencë për shtyp ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Kjo ofertë është zgjedhur si më e pranueshmja për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtim dhe në të njëjtën kohë i përmbush edhe gjitha kushtet që janë parapa për ndërtimin e këtij kompleksi. Përzgjedhje është bërë në bazë të miratimit të marrë nga Banka e Këshillit të Evropës. Komisioni për çdo hap dhe vendim ka marrë miratimin nga ekipi profesional i Bankës për Zhvillim”, deklaroi Todorov.
Ai gjithashtu u shpreh se me përfundimin e kësaj faze procedurale, ju jepet fund të gjitha spekulimeve dhe komenteve se ky projekt është vetëm një premtim bosh. “Nënshkrimi do të bëhet pas dorëzimit të garancisë bankare nga ofruesit për cilësinë me vlerë prej 10%. Kjo procedurë zgjat prej 15 deri 25 ditë. Fillimi i ndërtimit pritet të jetë në qershor të 2017, ndërsa kontraktuesit do të punojnë në faza, në mënyrë që të munsdësohet funksionimi normal i Qendrës së re Klinike”, deklaroi Todorov.
