Francë, zgjedhje presidenciale me masa të shtuara sigurie

23.04.2017 18:30

Nën masa të rrepta të sigurisë në Francë po zhvillon sot zgjedhjet presidenciale....

Nën masa të rrepta të sigurisë në Francë po zhvillon sot zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet shohin 4 kandidatë të mundshëm për të kaluar në rrethin e dytë, Le Pen, Melenchon, Fillon dhe Macron. 

Në javën e fundit sondahzet kanë treguar një thellim të distancës mes kandidatit të pavarur të qendrës Emmanuel Macron dhe lideres ultra të djathtë, Marine Le Pen, konservatorit François Fillon dhe kandidatit të majtë radikal Jean- Luc Melenchon që është ndalur pak.

Sipas mesatares së 11 sondazheve në ditët e fundit, që janë bërë para sulmit të Chamsps Elysees, Macron ka 23%, i ndjekur nga Le Pen me 22.4 %, Fillon me 20% dhe Melenchon me 18.5%.

Për sigurinë e votuesve po kujdesen rreth 50 mijë agjentë policie dhe nga xhandarmëria, bashkë me 7 mijë ushtarë të cilët janë vendosur në mbi 65 mijë qendra votimi. Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj.