Dita ndërkombëtare e librit, UNSH: Fito një libër nëpërmjet kuizit
Klubi i librit pranë Unionit të Nxënësve shqiptar me një aktivitet në Çarshinë e Shkupit....

Klubi i librit pranë Unionit të Nxënësve shqiptar me një aktivitet në Çarshinë e Shkupit, ka shënuar ditën ndërkombëtare të librit.
Nga Klubi i Librit kanë vendosur që ditën e librit ta shënojnë me shpërndarjen e librave pa pages. Por për të fituar një libër qytetarët është dashur të përgjigjen në disa pyetje nga letërsia shqiptare apo ajo botërore.
“Ne vendosëm që për diotën dërkombëtare të librit e vetmja gjë që mund të bënim është të shpërndanim libra, por vendosim ta ndryshojmë atë kalsiken ne vendosëm jo vetëm të shpërndajmë një libër sepsde mundët thjeshtë most a vlerson në atë monetë ae lexon apo jo. Me momentin që ne do bëjmë kuzi do ja bëjmë pyetjen në atë monetin që e fiton librin do ta vlerëson më shumë dhe ka gjasa ta lexon” – tha Anjeza Gorenca nga Klubi i Librit.
“Është hera e parë që mbahet një manifestim I tillë për ditën e librit shpresoj se do na mbështesim nxënësit studentët dhe në të ardhmen të beht si një tradit” – u shpreh Adisa Nuhiu nga Klubi i Librit.
Manifestimi zgjoi interesim edhe të qytetarët disa prej të cilëve fituan libra.
Ton Kuizi Ata ma bënë një pyetje dhe e fitova një libër.
Shpërndarja e librave janë siguruar nga Shtëpia botuesze “Shkupi” dhe Shoqata e shtëpive botuese, ndërsa organizatorëtz synojnë që këtë manifestim ta shëndrrojnë në tradicional. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
