Përgatitjet për mbrëmjen e maturës, maturantët preferojnë të duken të veçantë
Kane filluar tashmë sfidat për mbrëmjen më madhështore për maturantët....

Kane filluar tashmë sfidat për mbrëmjen më madhështore për maturantët. Ne cdo mjedis shkollor po verehet një ambient përgaditor tek vitet te katerta, për te mbyllur kapitullin e të qenit adoleshent dhe për të hapur faqen e re e të moshës së pjekurisë.
Flasin pë çastet që presin ti kalojnë, por duke mos dashur qe tia tregojne njeri tjetrit deri në fund se si do te duken, por te bindur se duan te duken bukur dhe te vecante dhe në trend me modën.
Kjo sidomos është me e theksuar tek gjinia femërore. Nuk e fshehin aspak… Edhe pse kane edhe nje muaj kohe, prej tani kanë caktuar termine për tretmane grimi dhe rregullim te flokeve.
Ka dhe te tilla te cilat vazhdojne te parapelqejne të jenë më modeste, sepse sic thone per TVM2, eshte tipar i vecantise. Ne pergjithesi nuk kane dyshime se kjo mbrëmje është eventi më të rëndësishëm i jetës se tyre ne kete periudhe, thone maturantet.
“Matura jonë është caktuar më 7 maj.Kjo nat për ne është diëka e veëant pasi që ndoshta ajo natë do të jetë nata e fundit që ne do mbledhemi të gjith së bashku.Ne jemi tejet të itneresuar dhe se si do duhej të dukemi atë netë, poëarisht ne vajzat. Unë veëmë kam zgjidhur fustanin, parokeren e të gjitha atë që na nevojitet për mbrëmjes së maturës”
“Kemi filluar të zgjidhim fustanet që do ti veshim për mbrëmjen e maturës si dhe kemi rezeruvar ku do të bëjmë grimin dhe flokët dhe gjithashtu kam bler edhe takat”
“Po thuajse jemi kompletuar të gjithë si ëdo vazjë na kap stresi se si do tëvijo kjo mbrëmje. Fustanin e kam gati, dhe reuervimet i kam bërë për grim dhe flokët, vetëm takat dhe ëantën më ka ngelur”
“Mendoj se është një nat pak më e rendësishme dhe si të gjith edhe unë do ti përkushtoj pak më shumë rëndësi duke u veshur mirë për atë natë” – thanë disa nga të anketuarit tonë.
Sallonet e bukurisë dheato te veshjeve kanë shumë punë në këtë periudhë. Parukeritë estetike veç më të gjitha janë të zëna. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit maturantet preferojnë model sa më natyral të flokëve, per te qene sa me origjinale.
“Këtë vit kërkohet rregullim sa ma natyral dhe unë personalisht mbeshtes maturantet në këtë drejtim sespe mendoj se është trend dhe mirë që ato të tu ngjasojnë me vetën. Për dallim nga viteteve të kaluara, këtë vit vërehet ndryshim pozitiv në këtë drejtim. Ato gjithnjë e më shumë u besojnë parukerëve dhe nuk dëshirojnë të transformohen si nëpër ahengje, por ka raste kur disa për mbrëmjen e maturës dëshirojnë të transformohen në person tjetër, por unë gjithnon përpiqem ti bindi të më natyral” – tha parokerja, Sadete Elezi.
Ky preokupim i lezetshëm per maturantët eshte i sikletshëm për prindërit, sepse per nje nate duhet te shpenzojne shume para për fëmijët e tyre. Varferia e bent e veten, edhe pse rinia e meriton me shume se aq, thone disa te tjere.
“Besoj se nuk është mirë të shpenzohen shumë para për mbrëmjen e maturës, nuk është mirë të investohet aq shume se kushtet si kemi, rrogat e vogla”
“Duhet të shpenzohet shumë, sepse rinia e meriton. Sikur të kisha pasur do t’i kisha shpenzuar edhe 200 mijë euro për mbrëmjen e maturës së fëmijëve dhe nipave dhe pak do të më dukeshin. Rinia le të ec përpara”
“Në kohën e tashme po shpenzohen shumë para për festimet e mbrëmjes së maturës. Në krahësim me vitetet e kaluara kur unë kamë qenë maturant, sot dhjet fish më shumë para të panevojshme po shpenzohen për këtë natë” – thanë disa nga prindërit e fëmijëve maturantë.
Maturantet menjehere I pret sfida e rradhes, ato se shpejti pas disa ditesh I pret provimi shteteror dhe provimi I matures shteterore , provime keto qe jane si kusht per te fituar te drejten e regjistrimit ne deget e preferuara te tyre neper universitetet e vendit. (Rexhep Qamili, TVM2)
