Ukrainë, vritet një anëtarë i personelit të OSBE-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, ka njoftuar se një anëtar i personelit të saj....

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE, ka njoftuar se një anëtar i personelit të saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, pasi makina e misionit special monitorues, ku gjendeshin ata, kishte haspur në një minë në pjesën lindore të Ukrainës.
“Lajm tragjik nga Ukraina, një pjesëtar i patrullës së OSBE-së është vrarë, tjetri është plagosur”, ka shkruar në rrjetin Twitter, kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz, njëherësh ministër i jashtëm i Austrisë.
Misioni civil dhe i paarmatosur i OSBE-së, me më tepër se 700 vëzhgues ndërkombëtarë, ka për qëllim reduktimin e tensioneve dhe raporton për situatën në terren në Ukrainë.
Në muajin mars, 57 vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, vendosën me konsenzus për ta zgjatur mandatin e misionin edhe për një vit.
Kjo ishte zgjatja e tretë e misionit, prej vitit 2014, kur ai ishte vendosur në Ukrainë.
